Skip to main content

Featured

PINK ROMANTIC VALENTINES DAY TABLES

SI TË DEKORONI TAVOLINË ROZË PËR SHËN VALENTIN   I adhuroni rastet special dhe jeni të mendimit se dashuria duhet festuar në vendin më intim dhe romantik: në shtëpinë tuaj! Për mendimin tim nuk ka gjë më të bukur se të pregatisësh darkën apo drekën e Shën Valentinit për më të dashurit tuaj.Dekoracionet romantike luajnë rolin kryesor dhe sjellin në shtëpi të gjithë romantizmin e kësaj feste duke ju bërë të përjetoni mbrëmje të paharueshme. Nëse keni vendosur të kaloni mbrëmjen me një darkë romantike në shtëpi apo ata që kanë vendosur të kthejnë këtë ditë romantike të vitit në një ditë argëtimi në familjen tuaj duke bërë zbukurime me zemra me letra me ngjyrë me fëmijët, ja disa ide nga ku mund të merni frymëzim. Kombinoni rozën me një mbulesë bardh e zi dhe krijoni një tavolinë elegante dhe shik .Një zbukurim në qendër të tavolinës plot lule në ngjyra pastel dhe disa qirinj të bardhë do të kompletojnë tavolinën tuaj . --------------------------------------------...

SI TË BËSH KAPËSE FLOKËSH POM-POM


Aksesorët,bluzat dhe cantat me detaje Pom-Pom janë një nga trendet më të pëlqyera të stinës së dimrit.Trendi Pom-Pom mund të shfaqet në ngjyra të ndryshme.Pom-Pom aksesorë krijojnë një pamje të larmishme dhe të ngrohtë për sezonin dimëror. Pjesa më e bukur e kësaj është se mund ti bëni vetë në shtëpi pa nevojë të ndonjë materiali special.

Ja disa foto më poshtë ,jua tregoj metodën time shumë të thjeshtë dhe praktike nëse ke nevojë të bësh Pom-Pom të vegjël!!

Funksionon shumë mirë!

Mua më duhhej të zbukuroj kapëse flokësh-dhurata për princezat e vogla!

Materialet dhe mjetet:
Fije në ngjyra të ndryshme
Gërshërë
Pirun
Kapëse flokësh
-----------------------------------------------------------------------------------------
Pom Pom aksesories,shirts,handbags,skarfs are totally hit this winter!They can be made in a different colors.Pom Pom details are creating a winter and colorfull cozy look to our clothes and aksesories.And the best part is that you can do them by your self with no special tools requiret!These DIY PomPom hair clips are so easy to make and so pretty!
Scroll down and you can see my easy technique.
This is a very handy tip if you need to make a few small Pom Poms. It works very well!
I needed to make a few pompom clips- presents for a little princesses!
Materials and tools for pom pom hair clips:
Yarn
Scissors
Fork
Hair clips.
-----------------------------------------------------------------------------------------
HAPI I PARË
Si fillim merr fijen dhe pirunin, vendos një fije afër 30 cm të gjatë në mes të pirunit.

STEP 1
Cut a small peace of yarn around 30 cm and put it in the middle of the prongs.

HAPI I DYTË
Mer fije tjetër dhe rrotullo rreth pirunit,35 rrotullime janë trashësia ideale për një Pom-Pom.Nëse doni ato mund të jenë shumë ngjyrëshe ose mund të përdorni dhe vetëm një ngjyrë sipas dëshirës.

STEP 2
Wrap the wool around the fork about 35 times.

HAPI I TRETË
Lidh fijen e parë në mes të pirunit duke shtrënguar fortë fijet e rrethuara.Lidhe sa më fort që mundesh.

STEP 3
Than tie a little wool in the center prong-around the wrapped wool.Tie it as tight as you can!

HAPI I KATËRT
Nxire Pom-Pomin e lidhur nga piruni me kujdes dhe prit të dyja anët me gërshërë.

STEP 4
Slide it off the fork carefully,cut both sides.

HAPI I PESTË
Hapi fijet të jenë të njëjta në të gjitha anët,shkurto ndonjë fije me gërshërë nëse është pak më e gjatë, dhe ja ku është Pom-Pomi yt perfekt i vockël.

STEP 5
Fluff it out and there you go,a perfect little pom pom, made on fork!
Duke ju uruar një fundjavë të këndshme ju përshëndes dhe ju ftoj të shpreheni nëpërmjet komenteve tuaja......
Pranohen veteëm komentet e bukura .....

Comments

Popular Posts